Shembulli "Stankoviq", asnjë dinarë për pozitën e kryetarit të Trupit Koordinues
Lokale

Shembulli "Stankoviq", asnjë dinarë për pozitën e kryetarit të Trupit Koordinues

12.Apr.2015 01:37
0

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq, për punën që kryen nuk merr rrogë, as mëditje ditore për udhëtimet e tij zyrtare, dhe se asnjëherë nuk ka kërkuar mjete për faturën e hotelit.

“Është e vërtetë. Nga 11 nëntori 2012 kur jam emëruar kryetar, prej sefit  të këtij organi shtetëror nuk kam marrë asnjë dinar, për asnjë bazë”, ka thënë Stankoviq, shkruan gazeta online Alo.rs.

Derisa individë me pozita të larta shtetërore marrin paga enorme, e disa prej të cilëve nga tre-katër-pesë, Stankoviq paraqet një shembull të rrallë, sigurisht është voluntari më i madh serb.

“Kështu është, megjithëse e di se nuk është aq e populliste kur për punën që bëni të mos merrni shtesë. Pasandej, paraqiten manipulime të ndryshme, kurse publiku i interpreton në mënyra të ndryshme”, ka sqaruar Stankoviq, i cili sipas gazetës, jo edhe me dëshirë ka pranuar të flasë për këtë temë.

Përskaj punëve të përditshme që ka në Beograd, me bashkëpunëtorët, ai, së paku dy herë në muaj për disa ditë viziton Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën, ku për shkak të situatës në teren shpesh qëndrojnë përfaqësues të numërt të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

“Në atë kohë bashkëpunëtorët e mi qëndrojnë nëpër hotelet e Vranjës, kurse unë çdo herë udhëtoj 50 kilometra, në vendlindje, jo shumë larg Vlladiçki Hanit, ku jeton nëna ime 88 vjeçare, Rada”, shton Stankoviq, transmeton Titulli.com.

Kur është emëruar si kryetar, Stankoviqit i është thënë se kjo pozitë është vullnetare. Ai ka pranuar, megjithëse e dinë se jugu i Serbisë është përplot kontradikta të ndryshme.

“Dëshira ime është që të paktën të kontribuoj pak në funksionim më të mirë të këtij Trupi, që në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me njerëzit që udhëheqin vetëqeverisjet lolale dhe bashkëpunëtorët e tyre, të zgjidhim disa çështjet thelbësore dhe jetën e qytetarëve ta bëjmë më kualitative”, ka thënë Stankoviq.

Për dallim nga kryetari i Trupit Koordinues, kryetarët shqiptarë të institucioneve të vetëqeverisjes lokale në komunat më të varfra në Serbi, në Bujanoc e Preshevë, vazhdojnë të marrin paga të majme, madje edhe më të mëdha se kryetari i Republikës dhe Qeverisë.

Shumë prej tyre mbajnë dy e më tepër funksione dhe asnjëherë deri më tani nuk kanë menduar që një funksion të kryejnë në mënyrë vullnetare, sikurse kryetari i TK-së, Zoran Stankoviq. /Titulli.com/

 

>>Kryetari i Preshevës Mustafa fiton më shumë se kryeministri i Serbisë Vuçiq

>>Jonuz Musliu me rrogë më të madhe se të kryetarit të Serbisë!

>>“Dikush po i merr dy e më tepër rroga e dikush s’po ka as bukë me hongër” (Video)

 

 

 

Medvegja dhe Kamenica: Hapeni "Kapi-n" (Foto)
Për 3.000 € bëheni doktor në Serbi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration